Botë
Somali: Sulm vetëvrasës në një restorant
17.11.2020 18:39
Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën të martën kur një sulmues...

Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën të martën kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër. “Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, konfirmuan nga policia për agjencinë e lajmeve, AFP.
Deri më tash, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin. Grupi terrorist Al- Shabaab që është i lidhur me Al-Kaidën, ka sulmuar shpesh caqe civile dhe të qeverisë në Mogadishu, të cilin edhe e kontrollonte deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat ushtarake të Unionit Afrikan.
