Maqedoni

Covid 19: 31 të vdekur, 977 pozitiv, 843 të shëruar

17.11.2020 21:00

Edhe më tej në vend regjistrohen shifra rekorde të të infektuarve dhe viktimave nga covid 19...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2930  testime të bëra ka regjistruar 977  raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 31 persona, ndërsa janë shëruar 843 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 503 raste i pasuar nga Manastiri me 67 raste, Kumanova me 55, Prilepi me 45, Tetova dhe Ohri 40, dhe qytetetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.Kanë humbur jetën 31 persona shtatë nga Shkupi në moshë prej 38, 51 60,64, 74,78,82 dy pacientë nga Kumanova në moshë prej 67 dhe 76 vjeç, një nga Dibra 71 vjeç, dy nga Shtipi në moshë prej 62,67 vjeç, dy nga Prilepi 78 vjeç, dy nga Tetova 72 dhe 76 vjeç, dy nga Velesi 78 vjeç, katër nga Manastiri 44,67,71,87 vjeç, tre nga Ohri 65 dhe dy 78 vjeçar, një nga Kavadari 72 vjeç, një pacient nga Gjegjelia 56 vjeç , tre nga Kërçova  47, 53 dhe 68 vjeç, dhe një pacient nga Negotina 74 vjeç. 

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 48613 prej tyre janë shëruar 28646 kanë humbur jetën 1376 dhe numri i rasteve aktive shënon 18591.

FLUTURA LATIFI