Maqedoni
Bullgaria bllokon bisedimet mes RMV-së dhe BE-së , Rot: BE nuk heqë dorë deri në zgjidhjen e çështjes
17.11.2020 21:17
Nuk është koha akoma për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, tha minsitri gjerman Mihael Rot...

Nuk është koha akoma për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, tha minsitri gjerman Mihael Rot, pas mbarimit të takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme.
Bullgaria bllokoi zyrtarisht kornizën negociuese. Çështja e gjuhës maqedonase dhe përdorimi I emrit të shkurtër të RMV-së, e la vendin tonë në dhomën e pritjes të BE-së. Rot siguroi se BE dhe Gjermania do të mundohet të jetë urë lidhëse mes Shkupit dhe Sofjes që të tejkalojnë dallimet bilaterale në kohë sa më të shkurtër.
"Derisa kemi konflikte bilaterale të cilat nuk mund të zgjidhen në javët e ardhshme, tash për tash nuk është koha për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Duam të dërgojmë sinjal të qartë Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Këto dy vende kanë bërë shumë, kanë arritur shumë. Ne mundohemi të ndërtojmë ura. Janë dy çështje të rëndësishme. Duhet të pastrojnë çështjen e përdorimit të emrit të shkurtër të RMV-së dhe e dyta, çështjen e gjuhës maqedonase, që të mund të miratohet korniza negociuese", u shpreh minsitri gjerman Mihael Rot.
Minsitrja e jashtme bullgare Zaharieva ishte e prerë. Bullgaria përkrah kornizën negociuese për Shqipërinë por jo edhe për RMV-në. Propozimi i RMV-së sipas saj, nuk plotëson kërkesat e Bullgarisë.
"Bullgaria e përkrah kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve të Shqipërsië me BE-në por jo edhe për Maqedonië e Veriut. Në këtë fazë Bullgaria nuk mund ta përkrah kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut. Propozimi nuk I plotëson kërkesat bullgare dhe nuk mund të përkrahet propozimi i formës së tanishme", theksoi minsitrja e jashtme bullgare Zaharieva.
Këshillin Për Punë të Përgjithshme lë shpresë së deri në dhjetor mund të arrihet kompromis për miratimin e konrnizës negociuese për fillimin e bisedimeve të RMV-së dhe BE-së.
NERMIN MULAKI
