Maqedoni
Shqipëri-Serbi, kalimi i kufirit vetëm me karta identiteti
10.11.2014 18:37
Tensionet e krijuara në takimin mes dy krerëve të qeverive larguan vëmendjen e marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë...

Dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në parandalimin, hetimin dhe luftën kundër shkeljeve doganore.
Gjithashtu janë nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.
Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri serb i Financave, Dusan Vujoviç dhe nga pala shqiptare, nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Tani e tutje, sipas marrëveshjes, qytetarët shqiptarë dhe ata serbë mund të udhëtojnë në dy vendet përkatëse vetëm përmes kartës së identitetit.
Autoritetet serbe kërkuan të krijohen lehtësira për pakicat shqiptare në Serbi dhe atyre serbe në Shqipëri.
“Të dy vendet duhet bashkërisht të paraqiten para Bashkimit Evropian me objekte të rëndësishme infrastrukturore”, u deklarua me këtë rast.
