Maqedoni

Parashikimi i motit

18.11.2020 09:03

Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët jugore. Pasdite vranësirat pjesërisht do të ulen. Do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 16 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, por me kushte për reshje të shiut në vendet më të larta malore.