Botë
COVID-19, 731 viktima në 24 orë në Itali
18.11.2020 10:11
Bilanci i virusit korona në Itali sjell bilanctë rëndë të viktimave....

Bilanci i virusit korona në Itali sjell bilanctë rëndë të viktimave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 731 viktima.
Të qëndrueshme dhe disi në ulje shifrat e të infektuarve të rinj, pak më shumë se 32 mijë, ashtu si dhe raporti testime/pozitivitete, që shkon tek 15.44%.
Lombardia kryeson rajonet me më shumë të infektuar, me 8448 raste, praktikisht të dyfishuara nga dita e djeshme dhe në linjë me fillimin e javës, më pas radhiten Veneto dhe Kampanja, me 3124 dhe 3019 raste.
