Maqedoni
Mbahen zgjedhjet në BFI, dy kandidatë në garën për Reisin e ri
18.11.2020 11:17
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, sot në ora 10:30 voton për kreun e ri të BFI-së....

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, sot në ora 10:30 voton për kreun e ri të BFI-së. Në garë për postin më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame janë myftiu i Gostivarit ( u.d. kryetar I BFI-së) Shaqir Fetahu dhe myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.
Edhe pse paraprakisht u paralajmërua se do të jenë tre kandidatë në garë, dje nga BFI na njoftuan se Komisioni Zgjedhor i tyre nuk ia ka verifikuar kandidaturën ish imamit nga Straçinca, Muharrem Eminit, për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet, më saktë, nuk ka pasur përvojë pune 10 vjet në BFI.
Në bazë të kushtetutës së BFI-së dhe rregullores për zgjedhje, kryetar i BFI-së në RMV duhet t’i plotësoj këto kushte:
1. Të ketë të kryer Fakultetin Teologjik Islam
2. Të ketë përvojë pune në radhët e BFI-së më së paku 10 vjet.
3. Të ketë moshë mbi 40 vjet.
4. Kandidatët e mundshëm për Kryetar, të jenë të propozuar të paktën nga një anëtar i Rijasetit të BFI-së
5. Kandidatët e mundshëm për Kryetar, duhet të mbështeten më së paku nga 1/3 e antarëve të BFI-së
6. Kandidati I mundshëm për kryetar, para trupit zgjedhor duhet të paraqes plan programin e tij dhe ta dorëzoj në formë të shkruar
