Gostivar, së shpejti ndërtohet “rruga e demokracisë”
Së shpejti në Gostivar do të ndërtohet ura e parë që nga pavarësimi i vendit, një projekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për këtë fakt historik...

Së shpejti në Gostivar do të ndërtohet ura e parë që nga pavarësimi i vendit, një projekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për këtë fakt historik, por sepse kjo urë do të çlirojë komunikacionin e stërngarkuar të qytetit të Gostivarit, duke lidhur pjesën ku gjenden institucionet në këtë komunë, me fshatrat përreth.
Shumë prej banorëve të këtyre fshatrave nuk do të kenë më nevojë për të hyrë përmes qytetit, por në shtëpitë e tyre do të mund të shkojnë pikërisht përmes kësaj ure.
Ura dhe rruga deri te ajo do të mbajnë emrin “Rruga e demokracisë”.
Projekti pritet të përfundojë brenda dy vitesh, ndërsa rreth një milionë euro të nevojshme për ndërtimin e kësaj rruge dhe urës do të sigurohen nga Komuna e Gostivarit dhe fondet e BE-së.
