Maqedoni
Jeremiq: Veto bullgare ndaj RMV-së, skandaloze
18.11.2020 11:52
Kryetari i Partisë Popullore nga opozita serbe, Vuk Jeremiq...

Kryetari i Partisë Popullore nga opozita serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se veto bullgare në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, është “skandaloze”. Sipas tij, veto mund të ketë pasoja për integrimin europian në gjithë rajonin.
“Maqedonia e Veriut, përshkak premtimit për të ardhme evropiane, në insistim të Greqisë, u pajtua madje të ndryshojë edhe emrin e vendit, ndërsa tani Bullgaria kërkon të nënçmohet me atë që do të pranojë se po shfrytëzojnë gjuhën dhe kulturën bullgare. Ky është mesazh dramatik që në masë të madhe mund të relativizohet mantra evropiane për marrdhënie të mira ndërfqinjësore”, deklaroi Jeremiq.
Sipas Jeremiq, tani kundërshtarët e rrugës evropiane të Serbisë mund të thonë “shihni çfarë i ndodhi Maqedonisë, të cilët përshkak Greqisë e ndryshuan emrin e shtetit, që më pas t’i presë kërkesë më e vështirë nga Bullgaria”.
Jeremiq thotë se kjo mund t’i ndodhë edhe Serbisë , që nëse pranon të heqë dorë nga Kosova për shkak të presionit nga BE, mund të përballet me kërkesa shtesë më pas lidhur me Bosnjën e Hercegovinën.
