Maqedoni
KRRE: BEG duhet të ndezë ngrohjen edhe kur është 16 gradë jashtë
18.11.2020 12:24
Dhe kur temperatura e jashtme gjatë ditës do të jetë deri në 16 gradë Celsius...

Dhe kur temperatura e jashtme gjatë ditës do të jetë deri në 16 gradë Celsius, BEG do të duhet të sigurojë ngrohje në shtëpi. Kjo kërkohet nga ndryshimet që plotësojnë rregullat e rrjetit për shpërndarjen e nxehtësisë dhe që parashikojnë një rritje të kufijve të temperaturës gjatë mbylljes së impianteve të ngrohjes.
Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE), i cili miratoi ndryshimet, tha se qëllimi ishte të rrisë komoditetin e konsumatorëve të lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore të cilët, në këtë kohë pandemie, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për periudha më të gjata kohore.
“Me ndryshimet që kemi aprovuar, BEG detyrohet në kushtet kur temperatura e jashtme gjatë ditës arrin 16 gradë Celsius të ketë shpërndarjen e energjisë termike në shtëpi. I bëjmë thirrje kompanive për rritjen e përgjegjësisë sociale në gjendje pandemie. Në të njëjtën kohë, informojmë konsumatorët se po shqyrtohet mundësia për procedurë të kundërvajtjes për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për Energji dhe detyrimeve të përcaktuara me licencë për kryerjen e veprimtarisë energjetike", thotë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
Sipas tij, konsumatorët të cilët nuk janë të kënaqur me shërbimin e shpërndarësve të nxehtësisë mund të paraqesin një ankesë në KRRE.
