Maqedoni
Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i BFI-së, premton transparencë e unifikim
18.11.2020 13:52
Në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI-së...

Në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI-së.
Pas votimit garën për kreun e BFI – së e fitoi hfz. Shaqir Fetahu kundrejt kundërkandidatit të tij, muftiut të Tetovës Qani Nesimi. Nga gjithsejt 21 vota, Fetahu fitoi 18.
“Sot u zgjodh kryetari i Bfi, kjo është një ditë e madhe për besimtarët e RMV-së, fituan të gjithë. Fitoi moralja, konstruktiviteti dhe kemi nga sot një amanet për të prezentuar fjalën e Zotit, paqen. Rrugëtimi ynë do të jetë dija, toleranca, transparenca, unifikimi. Do jemi BFI e cila me mencuri dhe ndërgjegje do t’u bëjë ballë të gjitha sfidave të kohës. Procesi zgjedhor ishte i qetë, prandaj përshendes komisionin zgjedhor për organizimin e mirëfilltë. Mirënjohje të vecante ndaj vëllait tim, bashkëkandidatit tim, Qani Nesimi, me të cilin kemi qenë për një BFI me bashkëkohore dhe transparente. Ai dha kontributin e tij për ta ecur para BFI-në”, u shpreh Shaqiri pas zgjedhjes.
Zgjedhja e kreut të ri të BFI-së erdhi pasi shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti.
