Maqedoni

Vetoja bullgare, Luma: Faji shtrihet në marrëveshjen e fqinjësisë

18.11.2020 14:19

Analistët e vendit veton bullgare ndaj Maqedonisë se shohin si dështim të BE-së..

Analistët e vendit veton bullgare ndaj Maqedonisë se shohin si dështim të BE-së, por që ndajnë fajin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për blloikimin e rrugës eurointegruese të vendit. Në emisionin Argument në TVM2 analisti Ilir Luma thotë se problemi qëndron në marrëveshjne e nënshkruar të fqinjësisë duke vënë në avantazh Bullgarinë të thiret në historinë e përbashkët. Analisti Faton Aliti thotë se në këto pretendime Bullgaria është e vetme.
 
“Kur është përpiluar dokumenti, dmth marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe kur pala maqedonase është pajtuar për një histori të përbashkët këtu jep shans Bullgarisë dhe ne tani nuk mund të themi se Bullgaria nuk ka të drejtë se ata gjithnjë thiren në këtë nen, në këtë pikë të përbashkët se ne kemi histori të përbashkët.”, tha Ilir Luma, analist.
 
Aliti: Bullgaria e vetme në pretendimet historike
 
“Tani ju thoni se në atë marrëveshje palët kanë marrë obligim që të nisen nga historia e përbashkët. Të nisen nga historia e përbashkët, por jo se obligohen të deklarojnë se kanë histori të përbashkët. Të gjitha mesazhet që vijnë nga zyrtarë të BE lënë të kuptojsh që ata janë vetë, gjë që e sheh edhe zonja Zaharieva dhe zoti Karakaçanov dhe kjo u shton nervozë dhe bëjnë deklaratë jo mirë të menduar si këta të fundit.”, tha Faton Aliti, analist.
 

Analistët të ndarë në arritjen e reformave

 
Të rëndësishme vlerësohen edhe reformat, ku analistët shprehen të ndarë, duke fajësuar edhe shqiptarët se nuk kanë dhënë kontributin e duhur.
 
“Duhet të punohet por jo me njerëz të rastësishëm, jo me njerëz që bëjnë lajka, paraqiten parë institucioneve shtetërore unë jam me ty se pse duhet të më afirmosh, por duhet ti dalish atij përballë. atëherë je shumë më I mirë edhe për palën tjetër. Unë nuk shoh disponim nga pala shqiptare, për maqedonët s’kam pse të interesohem për këtë punë.”, tha Ilir Luma, analist.
 
“Përkundrazi unë mendoj se ka lëvizje pozitive, edhe nga pala maqedonase ka qasje shumë ndryshe ndaj kërkesave të shqiptarëve, që nuk them se është e shkëlqyeshme por është shumë ndryshe.”, tha Faton Aliti, analist.
 
Analistët vlerësojnë se zgjidhja e kontestit maqedono-bullgar pret konsolidimin e administratës Bajden dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Bullgari në pranverë.
 
MERALE ISMAILI