Botë

Kovid 19, bota është kapluar nga vala e dytë e virusit

18.11.2020 14:39

Bota është kapluar nga vala e dytë e virusit korona, e cila ka detyruar shum shtete të marrin masa restrictive....

Bota është kapluar nga vala e dytë e virusit korona, e cila ka detyruar shum shtete të marrin masa restrictive. Prej ditës së djeshme në Serbi është vendosru orë policore duke filluar prej ores 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Këto masa do të enë në fuqi deri më një dhjetor. Edhe Sllovenia ka vazhduar për 30 ditë masat restrictive psi ditëve të fundit janë shënaur shifra rekord të personave të infektuar dhe rasteve të vdekjes. 
 
Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 731 raste të vdekjes dhe 32 mijë të infektuar të ri. Në zvicër në 24 orët e fundit janë konfirmaur 4.500 raste të reja, derisa Franca ka tejkalaur numrin  përgjitshëm prej dy million të infektuar. Ndërkohë Franca po përgatitet për një program masiv mbarëkombëtar të vaksinimit anti-Covid. Qeveria thotë se është "në hapat fillestare" për të filluar shpërndarjen e çdo vaksine të testuar dhe të disponueshme nga janari 2021 dhe ka buxhetuar 1.5 miliardë euro për të blerë të parën në dispozicion në treg. Për momentin, asnjë vaksinë nuk është aprovuar, por disa thuhet se janë afër fundit të testimit. Qeveria franceze thotë se fushata e vaksinimit do të koordinohet në nivelin e Bashkimit Evropian dhe mund të fillojë në skenarin më "optimist" në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. 
 
Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Berlin për të protestuar kundër planeve të masave anti-covid të kancelares, Angela Merkel. Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje për të vendosur kufizime siç janë distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
 
Në Turqi këtë vikend do të aplokohet orë policore ng ora 20 deri në orën dhjetë, si dhe masa tjera përfshi ndërprerjen e punës së restoranteve të cilat mund të punojnë vetëm me porosi. 
 
Në Brazil janë regjtruar gjithsejt 5,9 milion të infektuar. Në SHBA numri i të infektuarve në bazë ditore sillet rreth 150 mijë njerëz. Qytetarët amerikan shprehen t shqetësuar me situatën. 
 
"Në tër këtë pandemi jemi të revoltuar sepse nuk e dime nëse do të mund të testohemi apo jo"...
 
Kjo është çmenduri, duhet të rritet numri i testimeve.", thanë qytetaët.
 
Në nivel botërorë brenda një viti prej kur është paraqitur rasti I aprë me kovid 19, deri më janë janë infektuar mbi 55 milion e 714 mijë persona, prej të cilëve rreth 36 milion janë shëruar derisa mbi një million e 340 mijë persona kanë vdemnur. 
 
REJHANE BUSHI METAJ