Botë

Mbrojtja e ish pjestarëve të UÇK-së, gjykimi në speciale të fillojë në vitin 2022

18.11.2020 15:05

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit...

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në gjykatn special të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022. Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi David Hooper një qëndrim të tillë e shprehu në konferencën statutore apo të ecurisë së çështjes.
 
"Mendoj se të paktën 18 muja do të na duhen përpara se të fillojë të mendohet për fillimin e një gjykimi. Për mendimin tim propozimi që ky gjikim mund të fillojë në qershor është apsolutisht apsurd. Kjo është një çështje e komplikuar mund të nis në ver qershor por jo në vetin e ardhëshëm ndoshta një vit më pas. Kto qëndrime të përafërta janë diskutuar edhe me kolegët tjerë.", tha David Hooper-Avokat 
 
Qëndrim të ngjashëm paraqiti edhe avokati i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson. Edhe avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit Venkateswari Alagendra dhe avokati i Rexhep Selimit, David Young po ashtu thanë se iu duhet kohë e mjftueshme që të mund të kryejnë hetime të thella. Emmerson tha se mendon se gjykimi mund të zgjasë deri në dy vjet.
 
Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se brenda javësh, palës mbrojtëse do t'iu dorëzohen mbi 1,000 materiale shtesë, duke shtuar se mbrojtja ka materiale të mjaftueshme që të nisë hetimet. Zyra e Prokurorit të Specializuar, vlerëson se nuk ka arsye që gjykimi për këtë çështje të mos nis në verën e vitit 2021. Por Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou sqaroi se në këtë konferencë statusore nuk do të përcaktohet data për nisjen e procesit gjyqësor.
 
GYLTENE SINANI