Maqedoni
Zëvendës Kryeministri i parë Grubi takoi sekretarin në M.e Kulturës Aziri
18.11.2020 15:19
Zëvendës Kryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politikë dhe Marrëdhënie...

Zëvendës Kryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politikë dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi priti në takim sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Valmir Aziri.
Në takim u bisedua për kulturën në kohë pandemie, projektet kapitale në kulturë si dhe për nevojat e artistëve shqiptarë në këtë periudhë të vështirë.
Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth organizimeve për sa i përket dy festave të mëdha shqiptare, 22 Nëntorin - Ditën e Alfabetit shqiptarë si dhe 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
