Maqedoni

Neser mblidhet Këshilli i Sigurisë, do të diskutohet për ballafaqimin me pandemin

18.11.2020 15:42

Situata me Kovid-19 do të mbledh sërish Këshillin për Siguri Kombëtare...

Situata me Kovid-19 do të mbledh sërish Këshillin për Siguri Kombëtare, për të diskutuar rreth gjendjes aktuale.  Në seanc përveç antarëve të rregullt do të merr pjes edhe njeriu I parë I shëndetësisë Venko Filipce. 
 
“Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në takim do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Në seanca e dhjetë, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.”, thuhet në njoftimin me shkrim të Kabinetit të Presidentit. 
 
Qeveria: Për masa të reja pas mbledhjes të presidenti                
 
Ndërkohë nga qeveria thonë se për masa të reja mund të diskutohet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Deri në këto momente nuk është diskutuar për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, thot zëdhënësi qeveritarë Muhamet Hoxha.
 
“Të gjitha opsionet për ballafaqim me pandemin janë të hapura. Në seancën e djeshme të Qeverisë nuk  u diskutu koknretisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por pritet fillimisht të mbahet seanca e  Kishillit për Siguri të Presidenti I shtetit, Pendarovski. Nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të javës, Qeveria të mbaj seancë ku do të sjell vendim për masa tjera për ballafaqim me Kovid-19.”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.
 
Filipçe: Gjendja me virusin tejet serioze
 
Situata me virusin është serioze vlerëson Misnitri I shëdnetësisë Venko Filipçe, i cili për situatën aktuale në qendrat Covid, gjendjen e pacientëve që trajtohen atje, disponueshmërinë e personelit mjekësor dhe mundësitë dhe nevojën për të zgjeruar kapacitetet, ka diskutuar me drejtorët e klinikave të brendshme. 
 
“Situata është serioze dhe ne po përballemi me një valë të fortë të virusit dhe një fluks të madh të pacientëve. Qëllimi ynë nuk është të lëmë asnjë pacient pa kujdes mjekësor dhe në të njëjtën kohë të mos zvogëlojmë programin e rregullt të klinikave për pacientët akutë dhe kronikë që kanë nevojë për shërim spitalor.”, tha Filipçe.
 
Në qendrat Covid në spitalet në të gjithë vendin, po trajtohen 792 pacientë pozitivë dhe të dyshuar,  640 në klinikat infektive dhe 152 në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip. Për momentin, në klinikat e brendshme ka rreth 20 vende të lira për pacientët Covid. Nesër do të fillojë me punë edhe qendra Kovid e Klinikës së Sëmundjeve të Syrit, e cila ka kapacitet për 33 pacientë. 
 
SANIJE DURAKU