Maqedoni

Zgjedhjet lokale, hidhet shorti për radhitjen në fletvotim

18.11.2020 16:01

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u hodh shorti për rëndijten e partive politike në fletvotim...

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u hodh shorti për rëndijten e partive politike në fletvotim, pjesamrëse në  zgjedhjet e prakoshme lokale në Komunat Pllasnicë dhe Shtip. Hedhja e shortit u bë në prani të përfaqësuesve nga të gjitha subjketet politike garuese në zgjedhje.
 
“Bazuar në 31, pika 5, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve konfirmon shortin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë dhe Shtip  dhe bazuar në shortin e hedhur konfrimron rradhitjen: Numër 1 në fletovtim rradhitet partia politike Integra, numër 2  kandidati nga partia Lidhaj socialedemokrate, numër 3 kandidati nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, numër 4 kandidati nga partia E ardhmja në duart tona, numër 5 kandidat nga grupi zgjedhës Trajçe Mitev, numër 6 kandidat nga Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqve si dhe numër 7 do të rradhitet kandidati nga partia politike TMRO.", tha Ditmire Sheshu, nënkryetare e KSHZ-së
 
Në senacën e 90-të KSHZ ndër të tjerash u miruata edhe rregullorja për formimin  e Komisionieve kuvendore të posaçme të cilët do të organziojnë procesin e parakoshëshm zgjedhor në këto dy komuna. Në Komunën e Pllasincës gara do të zhvilloet mes Alija Jahoski, nga BDI si dhe  Ramazan Serifoski nga partia Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqve. Sa I përket Komunës së Shtipit, gara për këtë komunë interesim kanë shfaqur gjithsej 5 kandidautra.
 
Zgjedhjet në këto dy komuna i kanë bojkotuar dy partitë opozitare VMRO-DPMNE-ja dhe koalcioni ASH-ALTERNATIVA. Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë mbahen para atyre të rregultave për shkak se kryari i deritanishëm i komunës, Bllagoja Boçvarski u emërua në ekzekutiv, gjegjësisht në ministrin për transport dhe lidhje, ndërsa ish kreu I Komunës së pllasnicës, Ismail Jahoski u zgjodh deputet nga radhët e BDI-së.
 
ZEKIRJA MEXHITI