Maqedoni
Tetovë, 1,119 raste aktive me Kovid 19
18.11.2020 16:12
Në komunën e Tetovës dhe pesë komunat tjera rurale numri I personave aktiv me Covid 19 është 1,119....

Në komunën e Tetovës dhe pesë komunat tjera rurale numri I personave aktiv me Covid 19 është 1,119. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi tha për TVM2, se rritja e numrit të eprsonave të infektuar ka ardhur si pasoj e mos respektimit të masave nga qytetarët. Arifi më tej shtoi se situate është kritike por e kontrollueshme. Kryetarja e Tetovës, kërkon nga qytetarët të cilët kanë vendim për izolim të respektojnë të njëjtin, pasi sipas Arifit, mos respektimi I masave çon në rritje të numrit të infektuar me Covid19.
"Numri I rasteve aktive në Tetovë dhe komunave përreth është 1,119 persona. Kërkojmë nga popullata që të sillet me kujdes të veçantë, pasi jemi në një fazë kritike të përhapjes lineare të virusit, të një përhapje më intensive, dhe në këtë drejtim personat që kanë vendim për izolim, që detektohen si pozitiv ta respektojnë masën e qëndrimit në shtëpi, me qëllim që ta zvoglojn përhapen e virusit më tutej.", tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së tetovës.
Arifi tha se situate nëpër institucionet tjera arsimore në Tetovë është stabile edhe përkundër faktit se ka pasur arsimtar, profesor dhe punonjës në çerdhet të infektuar më Covid19.
"Në Çerdhet e kopshtit rinia në Tetovë kemi pasur 8 raste aktive, tre grupe fëmijësh në izolim shtëpiak, kurse në shkollat fillore kemi 8 grupe shkollore që kemi në izolim shtëpiak, ajo që mund të vijmë si përfundim është se procesi, pa marrë parasysh pengesave të kësaj natyre, akoma llogaritet si një process në suaza të normales, në kuadër të përhapjes dhe në kuadër të realizmit të procesit edukativo arsimor.", tha Arifi.
Që nga fillimi I pandemisë e deri më sot në Tetovë të infektuar me Covid 19 ka pasur 3,228 persona prej tyre janë shëruar 2,037 persona, ndërsa kanë nderuar jetë 132 persona.
VISAR SADIKI
