Maqedoni
Shilegov dhe zjarfikesit, zgjidhje të përkohëshme për pagesë shtesë
18.11.2020 16:24
Zjarfikesit e qytetit të Shkupit ne fillim të muajit janar do të marrin shtesat e pagave për rrezik në punë...

Zjarfikesit e qytetit të Shkupit ne fillim të muajit janar do të marrin shtesat e pagave për rrezik në punë. Qyteti I Shkupti dhe zjarfikesit kanë arritur marrëveshje duke ndryshuar rregulloren e pagave, paga bazë e zjarrfikësve do të rritet për 20%, në përputhje me kërkesat e zjarrfikësve dhe vendimet e gjykatës theksoi kryetari I qyteti Petre Shilegov pas takimit me zjarfikësit.
"Gjetëm një formë ligjore që ky problem të anashkalohej me nënshkrimin e rregullores së sotme, deri në miratimin e ligjit. Këmbëngulja ime, si kryetar i Komunës dhe si kryetar i BNJVL-së, është që ne duhet të kemi një formë ligjore për zgjidhjen e problemit të zjarrfikësve në nivelin kombëtar, sepse kjo është një zgjidhje e pjesshme që vlen vetëm për zjarrfikësen e Qytetit të Shkupit. Këta njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të eleminuar rreziqet në të cilat ndodhen qytetarët dhe që veprimtaria e tyre fisnike duhet të mbulohet nga një zgjidhje e plotë ligjore.", tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Deri më tani, zjarrfikësit këto të holla I kanë mar vetëm përmes gjykatave.
REJHANE BUSHI METAJ
