Maqedoni

BFI, Shaqir Fetahu kryetar i ri

18.11.2020 16:46

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Reis Ul Ulemasë në Bashkësin Fetare Islame të Maqedonisë Shaqir Fetahu...

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Reis Ul Ulemasë në Bashkësin Fetare Islame të Maqedonisë Shaqir Fetahu është zgjedhur për Kryetar të Institucionit më të lartë Fetar islam në RMV. Ai ka marr 18 nga 21 votat e Rijasetit, ndërsa kundër kandidati i tij Qani Nesimi ka marr vetëm 3 vota. Kryetari i ri I BFI-së Shaqir Fetahu falënderoi për besimin e dhënë por edhe kundërkandidatin Qani Nesimin pë kontributin e tij në këtë process. Ky I funfit deri sa mbante fjalën Kryetari I ri, lëshoi ambientet e BFI-së duke mos pranuar të prononcohet.  
 
“Sot festoi Bashkësia Fetare Islame e RMV sot fituam të gjtihë, fitoi shpirtërorja, moralja, njerëzorja dhe konstruktivi. Prej sot kemi amanet që me një përgjegjësi të madhe ta prezantojmë islamin dhe vlerat e tij në frymën burimore dhe tradicionale. Me qëllim që ky opsion të prezanton frymën e fjalës së Zotit.”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFIM
 
Poashtu shaqiri apeloi që politika të mos përzihet në çështjet dhe Institucionet fetare të vendit. 
 
“Ky opsion është opsion autonom, është e vërtetë se politika është ajo e cila dëshiron të depërton kudo, ne kemi filluar këtë opsion në mënyrë autonome. Për qështjet e politikës shyqyr kemi pluralizmin demokratik ka parti politike të cilat do të meren më qështjet etnike, nacionale.”, tha Shaqir Fetahu
 
ASH dhe VMRO: Politika larg duart nga bashkësitë fetare
 
Por politika që në ditën e parë dha sygjerimet dhe kritikat për punën e BFI-së dhe punën e ish kreut të këtij Institucioni. Edhe ASH edhe VMRO-DPMNE ishin kritik për punën e ish kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi, I cili sipas tyre është përzier në çështje politike. 
 
“Ne e kemi ditur se BFIM ka punuar si shtab zgjedhor I BDI-së. Unë I urojë zgjedhjen e sotme të kreut të ri të BFIM-së, dhe ju bëj apel larg politikës, ndërsa për të gjithë ata myfty ose ish myfty, ose ish udhëheqës të BFIM turp tju vij, nëse fare pak I ka përzier gishtat në zhvillimet politike.”, tha Zijadin Sela, lider i ASH-së. 
 
“Deklaratat e ish kreut të BFI-së vetëm po e konfirmojnë këtë, ai ka pranuar që në periudhën e vitit 2019 para zgjedhjeve Presidenciale është thirur nga Zoran Zaev të ndikonë tek muslimanët të votojnë për Stevo Pendarovskin, dhe si ndrim të marin lokacionin në kale dhe mjetet të paguhet në periudhë prej 20 ditëve. Ky është një turp për të gjithë myslimanët, sepse Zaev me para ka blerë votat e tyre, dhe kjo vepër penale dënohet me tre vite burg. Ftojmë gjykatën të vepron, sepse Pendarovski qenka zgjedhur me manpulime dhe parae me para. Pendarovski këtë ja kishte konfirmuar edhe vet Rexhepit dhe për këtë duhet tju kërkon falje qytetarëve.”, tha Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
 
Nga kabineti I presidnetit Pendarovski i kanë mohuar pretendimet e këtilla. 
 
FITIM KRYEZIU