Borisov, Bullgaria e gatshme të vazhdojë bisedimet me RMV
Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet.....

Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet. Bullgaria më së shumti dëshironte që fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe miqtë tanë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, të bashkohen me BE, ka deklaruar Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Ai shpreh keqardhje që Shkup nuk ka treguar angazhim, ndërsa tha se Maqedonia e Veriut besonte se presioni dhe lobimi mund ta detyronin Bullgarinë të ndryshonte pozicionin e saj.
“Ne jemi një nga vendet që më së shumti kemi insistuar dhe dëshironte që fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe miqtë tanë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, të bashkohen me BE-në. Kemi qënë jashtëzakonisht qëllimirë dhe të shqetësuar, ndërsa në bisedimet që I kemi zhvilluar me ata , në mënyrë shumë të kujdesshme ju kemi sqaruar se deri ku mund të shkojn kompromiset tona. I kerkuam të gjitha llojet e kompromiseve, por fatkeqësisht miqtë tanë nga Shkupi nuk treguan ndonjë angazhim në këtë sferë. Ata menduan se me presion dhe lobim do të përpiqeshin ta detyronin Bullgarinë të ndryshonte pozicionin e saj," – tha Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Parlamenti Evropian, bllokada bullgare bllokon pajtimin e rajonit
Ndërkohë Parlamenti Evropian vlerson se bllokada nga Bullgaria për fillimin e negociatave me Maqedoninë pengon pajtimin në të gjithë rajonin.
Ilhan Çuçuk raportues për Maqedonin dhe Andres Shnajder, President i delegacionit të PE-së për Maqedoni një një komunikatë të përbashkët kërkuan që vendimi për fillim të negociatave të sillet pa anulime shtesë.
"Ne e njohim progresin e bërë nga Shkupi në reformat themelore demokratike dhe ekonomike dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë një dialog konstruktiv të bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, në përputhje me një proces të parashikueshëm, objektiv të pranimit në BE të bazuar në merita”, - thonë nga Parlamenti Evropian, duke shtuar se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet deri në fund të këtij viti për të treguar se dialogu po funksionon.
Parlamenti Evropian beson se pamundësia për të arritur një kompromis është për shkak të vetos së Bullgarisë dhe kështu rrezikon pajtimin rajonal. (Sanije Kasami, TVM2)
