Qeveria e RMV-së, mbetemi të përkushtuar në kursin e BE-së

18.11.2020 17:33

Marrëveshja për Fqinjësi të mirë mbetet korrnizë...

Marrëveshja për Fqinjësi të mirë mbetet korrnizë e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Bullgarinë, thonë nga qeveria e RMV-së.

Vendimi bullgar për veto është vetëm i tyre dhe jo i BE-së, ndërkohë kërkesa për të defiunuar gjuhën maqedonase nuk është e pranueshme dhe zgjidhje e mirë për kompromis sepse gjuha është e drejtë e pakontestuar tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski.

Sipas tij akoma nuk është shuar shpresa  për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në gjatë presidencës gjermane dhe për të dy ministritë respektive po bëjnë përpjekje.

“Qeveria e RMV-së qartë është e përcaktuar lidhur me këtë çështje, i jep mundësi procesit dhe po punon në arritjen e harmonizimit të qëndrimeve sipas pozicioneve të qarta maqedonase dhe në përputhje me qëllimeve strategjike eurointegruese të vendit” – tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

VMRO-DPMNE: Zaev dështoi, të japë dorheqje

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar dorëheqje e kryeministrit Zaev për shkak të mos përmbushjes së premtimit.

“Zaev duhet të japë dorëheqjen sepse ai e gënjeu popullin maqedonas se Marrëveshja me Bullgarinë mbyll të gjitha çështjet dhe se Bullgaria do të jetë mbështetësi ynë më i mirë dhe më i fortë” – u shpreh Stefan Andonovski nga rradhët e VMRO-DPMNE.

Sela: Qeveri të zgjëruar për tejkalimin e ngërçit

Veton bullgare kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela e cilësoi si dështim të Qeverisë BDI- LSDM. Ai apeloi që të arrihet marrëveshje për Qeveri të zgjeruar që do të zhbllokonte procesin integrues.

“Vendi patjetër se do të duhet të bëjë qeveri të zgjëruar dhe deri në zgjedhjet lokale të arrihet gjuha e përbashkët edhe me R.Bullgarisë që deri atëherë kjo qeveri të marrë përsipër që të zhbllokojë edhe këtë ngërç të radhës” – deklaroi Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Por nga LSDM thonë se derisa vetoja bullgare u ndesh me dënim nga i gjithë Bashkimi Evropian veprim i tillë i Bullgarisë, u prit  me gëzim dhe festë në VMRO-DPMNE.

“Veprim i Bullgarisë, u ndesh me gëzim, festë dhe eufori në VMRO-DPMNE e udhëhequr nga humbësi Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE dhe Mickoski edhe një herë treguan fytyrën e tyre shkatërruese, anti-shtetërore dhe anti-evropiane” – u shpreh Kostadin Kostadinov nga rradhët e LSDM.

Të marten në Këshillin për Punë të Përgjithshme pranë BE-së Bullgaria zyrtarizoi veton e saj e cila pengon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis RMV-së dhe BE-së. (Naim Ramadani, TVM2)