“Covid 19”, 1406 të infektuar dhe 21 të vdekur
Sërish numër rekord i të infektuarve nga “Covid 19” në vend....

Sërish numër rekord i të infektuarve nga “Covid 19” në vend. Nga 3 398 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë registruar 1 406 persona pozitiv, apo 41% e të testuarve. Vetëm në Shkup janë regjistruar 627 të infektuar.
Poashtu janë regjistruar edhe 21 viktima, edhe atë gjashtë nga Shkupi të moshës 77, 64, 74, 81, 73 dhe 74 vjeç, katër nga Manastiri 77, 79, 74 dhe 77 vjeç, tre nga Shtipi 84, 70 dhe 62 vjeç, tre nga Prilepi të moshës 40, 51 dhe 55 vjeç, një pacient nga Struga 64 vjeç, një nga Gostivari 72 vjeç, një nga Radovishi 70 vjeç, një nga Makedonski Brodi 66 vjeç dhe një nga Berova 85 vjeç.
Poashtu njoftohet edhe për 937 persona të shëruar. Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur bilancin e 50.015 persona, prej të cilëve 29583 janë shëruar, 1397 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 19035 persona. (Sanije Kasami, TVM2)
