Pensionimi i detyrueshëm para deputetëve, pushteti: Krijojmë hapsirë për kuadro të reja

18.11.2020 18:53

Pensioni i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare për ata që kanë 15 vjet stazh pune....

Pensioni i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare për ata që kanë 15 vjet stazh pune para deputetëve. Me këtë ligji të propozuar do të mundësohet zvogëlimi i punonjësve në administratën shtetërore dhe punësimin e kuadrove të reja. 

Nga LSDM dhe BDI duke shpejguar nevojën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës theksuan se në këtë ligj nuk do të përfhsihen të punsuarit në shëndetësi dhe në arsimin e lartë.

“Numri i përgjithshëm i të siguruarve  të cilët për momentin përmbushin kushtin daljen në pension por që akoma janë në marrëdhnie pune është rreth 6 mijë persona nga të cilët 4 mijë janë në sektorin publik. Këta persona bazuar në zgjidhjen e propozuar ligjore për të siguruar hapsirë do të mund ta shtyejnë pensimonin e tyre më së voni deri 31.12.2021” – tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.

“Edhe ju si opozitë edhe ne si pozitë duhet ta përkhaim një propozim ligj të till për shkak se ndryshimet që parashihen në ligj, ne do tiu mundëlsojmë të rinjëve që të punsohen, tiu munëdsojmë gjenerataveë të reja qe edhe ato të kenë shancin e tyre në profesionin e tyre, dhe kuptohet nuk mund të jetë një i ri që vjen me shumë elan i barabartë me atë që ka plotësuar 67 vjeç” – deklaroi Arben Ziberi nga BDI.

VMRO: Pushteti përgatit terren për punësime të reja

Këto ndreyshime ligjore nga VMRO i cilësuan si kontradiktore. Me zvoglimin e  administratës, pushteti dëshiron sërish të krijoj hapsirë për të bërë punësime të reja, theksuan nga VMRO-DPMNE.

“Ju keni veçmë lista të përgatitura për personat që duhet patjetër të pensionohen dhe t’iu gjendet arsyje që të lëshojnë vendet e punës dhe atyre që presin për tu punësuar. Të mos e gënjejmë opinion publik, kjo është mëse e qartë” – u shpreh Bllagica Llasevksa nga VMRO.

Propozimi ndryshimet në ligjin për Marrëdhënie Pune kanë kaluar leximin e pare në Kuvend, ndërsa ndryshimet i paraqitën deputet nga LSDM në koordinim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale. (Zekirja Mexhiti, TVM2)