Gjykata Kushtetuese, Ivanov kishte të drejtë të tërheq faljen

18.11.2020 19:09

Gjykata Kushtetuese ka sjellur vendim...

Gjykata Kushtetuese ka sjellur vendim lidhur me tërheqjen e faljes nga ana e ish presidentit Gjorge Ivanovit. Sipas kushtetueses vendimi për tërheqjen e faljes është ligjore dhe kushtetuese.

Një vendim i tillë u soll me 5 vota për dhe tre kundër të gjykatësve kushtetues. Gjykatësi raportues për këtë rast nënvizoi se nuk mundet që qytetarëve t’ju shkurtohet e drejta që të kërkojnë tërheqjen e faljes derisa vlerësojnë se pafajësinë e tyre mund ta dëshmojnë në gjykatë.

Ky vendim i Kushtetueses nënkupton se nuk ekziston pengesë juridike që të vazhdoj gjykimi ndaj të akuzuarve të ish Prokurorisë Speciale.

Në vitin 2016-të, ish presidenti Gjorge Ivanov, amnistoi 56 persona të cilët ishin pjesë e hetimeve të PSP-së, por pas reagimeve të ashpra të opinionit dhe faktorit ndërkombëtarë ai e tërhoqi faljen, pas çka u ngrit procedurë në Gjykatën Kushtetuese.