Kosovë, 11 të vdekur, 720 infektime të reja
Në 24 orët e fundit janë regjistruar viktima dhe infektime të reja...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar viktima dhe infektime të reja nga kovid 19 në Kosovë dhe Shqipëri.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima, ndërkohë raste të reja pozitive janë raportuar 720. Shifra Rekord janë shënuar edhe në Shqipëri ku janë konfirmuar 711 raste të reja, nga 2574 testime, derisa 9 persona kanë humbur jetën. Në nivel botërorë brenda një viti prej kur është paraqitur rasti i parë me Covid 19, deri më janë janë infektuar mbi 55 milion e 714 mijë persona, prej të cilëve rreth 36 milion janë shëruar derisa mbi një million e 340 mijë persona kanë vdemnur.
Ndërkohë kompania Pfizer ka njoftuar përfundimin e fazes së tretë të testimit të vaksinës, e cila ka rezultuar 95% efektive kundër COVID-19.
Kompania tha se do të aplikojë për autorizimin urgjent në SHBA brenda disa ditëve.
