Botë
Rama, “kuq e zi” në mes të Beogradit
10.11.2014 19:01
Por, mungesa e flamurit në ceremoninë e pritjes është amortizuar nga një detaj tjetër...

Edi Rama është kryeministri që më së shumti shquhet në rajon për stilin e tij. Si piktor ai di të përdorë detaje dhe ngjyra varësisht nga ngjarja.
Ai edhe në Beograd ka ditur se çfarë të vesh dhe ndoshta jo rastësisht ka vendosur kravatë të kuqe, si simbolikë të ngjyrës së flamurit kombëtar shqiptar.
Por, duket se nuk i ka mjaftuar kjo, ai ka veshur edhe kostum të zi. Kjo ka amortizuar pak a shumë mungesën e flamurit shqiptar në pritjen e organizuar në Beograd.
E duket se pas deklaratave të forta për Kosovën edhe veshja e Ramës ishte një detaj iritues për nikoqirin Vuçiç.
