Botë

Britania regjistron 529 viktima dhe 19,609 raste të reja

19.11.2020 10:57

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar edhe 529 viktima dhe 19,609 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundi...

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar edhe 529 viktima dhe 19,609 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundi, duke pësuar një rënie të lehtë prej 69 vdekje dhe 442infektime më pak krahasuar me të martën.
 
Me shifrat e fundit numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon në 53,274 dhe numri i të infektuarve në 1,430,341 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të qeverisë.
 
Anglia është në mes të një bllokimi kombëtar dhe në Skoci, Ministri i Parë Nicola Sturgeon ka futur 11 zona në izolim për herë të parë që nga futja e një sistemi rajonal të kufizimeve nga ora 6:00 të premten.
 
Uellsi ka dalë nga izolimi i përkohshëm, por ende po ndalon përzierjen më sociale në shtëpitë e njerëzve, ndërsa Irlanda e Veriut ka zgjatur izolimin.