Maqedoni

Vaksinat kundër gripit sezonal, 3.270 në një javë, 126 qytetarë “dogjën” terminin

19.11.2020 11:24

3.270 qytetarë kanë marrë brënda një jave vaksinën falas kundër gripit sezonal....

3.270 qytetarë kanë marrë brenda një jave vaksinën falas kundër gripit sezonal. Për këtë vit,  janë prokuruar 40 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal, që është 12 mijë doza më shumë se vitin e kaluar. Mjekët e përgjithshëm janë nën presion të jashtëzakonshëm nga pacientët e tyre sepse nuk mund të gjejnë termin për vaksinimin falas ndaj  gripit sezonal. 
 
"Mendoj se janë vonuar pak sepse ato mesa di, duhet të merren në fund të tetorit e si duket as vaksina nuk ka. Kam dëgjuar ankesa nga shumë miq që u përpoqën të caktojnë termin. Mendoj se për shumë njerëz ka kaluar sezoni i vaksinimit nga gripi sezonal".
 
"Unë jam vaksinuar edhe vitin e kaluar do vaksinohem edhe sivjet." - thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
 
Por megjithë këtë presion për një termin të lirë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 126 qytetarë rezervuan takim përmes mjekut familjar, por nuk u paraqitën në punktet e vaksinimit. Autoritetet u apelojnë qytetarëve që nëse nuk kanë ndërmend të marrin vaksinën, ta anulojnë terminin për tu lënë mundësi qytetarëve të tjerë të vaksinohen, potencojnë megjithatë se vaksina për gripin sezonal, ka për të gjithë. 
 
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal kryhet në 6 pika të Qendrës Shëndetësore Shkup, si dhe në të gjitha qendrat shëndetësore në qytetet e tjera të vendit. Sipas protokollit për menaxhim sistematik të termineve të vaksinimit, çdo të premte të javës aktuale, caktohen terminet e javës së ardhëshme nga ana e mjekut amë, përmes sistemit “Termini im”. (Belinda Koka - Ademi, TVM2)