Maqedoni
Itali, 753 viktima, 34.282 persona të infektuar
19.11.2020 12:15
Janë gjithmonë e më shumë në rritje shifrat e pandemisë në Itali...

Janë gjithmonë e më shumë në rritje shifrat e pandemisë në Itali, ku dje janë regjistruar 34282 persona të infektuar, në rritje nga dita e djeshme pak më shumë se 32 mijë.
Por ende më shqetësuese janë shifrat e viktimave, që dje ishin 753, nga 731 të 24 orëve më parë.
Ndërkohë, një raport i autoritetet shëndetësore italiane tregon se pacientët me COVID kanë zënë 42% të vendeve në terapi intensive, ndërkohë që të infektuarit me virusin pandemik përfaqësojnë 51% të gjithë atyre që janë shtruar në spital.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 7633 të infektuar, e ndjekur nga Kampanja me 3657 dhe Piemonte me 3281.
