Botë

Infektohet me Covid-19 gjysma e të ftuarve në dasmë, mes tyre nusja dhe dhëndri

19.11.2020 12:42

Një martesë në Ohajo, ku morën pjesë 83 të ftuar, është bërë ngjarja më e fundit....

Një martesë në Ohajo, ku morën pjesë 83 të ftuar, është bërë ngjarja më e fundit e përhapjes së koronavirusit në SHBA, ku u infektuan gati gjysma e të pranishmëve.
 
32 persona u infektuan në dasmën e fundit, përfshirë edhe çiftin, Anthony dhe Mikayla Bishop dhe tre gjyshërit e tyre, dy prej të cilëve kishin nevojë për kujdes urgjent.
 
Çifti deklaroi për televizionin lokal të lajmeve në Ohajo, se kishin marrë masa paraprake për ditën e tyre të madhe.
 
Pas rritjes lokale të rasteve, ata vendosën të ulnin ndjeshëm listën e tyre të të ftuarve duke e reduktuar nga 200 në 83.
 
Ata thanë se  shpërndanë dezinfektues dhe maska, por përveç gjyshërve të çiftit, shumë pak njerëz I përdorën ato, madje as gjatë kontaktit të ngushtë teksa ishin duke kërcyer.
 
Kjo nuk është hera e parë që një ceremoni martesore në SHBA, është përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit, pasi ngjarje të tilla në Washington, New York dhe Minnesota kanë çuar në përhapjen masive të virusit, ndërsa një martesë në Maine çoi në 176 njerëz që morën koronvirusin, shtatë prej të cilëve vdiqën.
 
Shteti i Ohajos është një vendet ku rastet janë rritur dy javët e fundit, duke u rritur nga 221,000 në 2 nëntor në 305,000 të hënën, sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa tani përballet me një shtetrrethim në një përpjekje për të frenuar përhapjen.