Maqedoni

U arratis nga spitali, i keqësohet gjendja, vdes 35 vjeçari nga Manastiri

19.11.2020 12:27

Në Spitalin Klinik Manastir, një 35 vjecar humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës..

Në Spitalin Klinik Manastir, një 35 vjecar humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, pasi më herët gjatë ditës u arratis nga spitali ku kurohej nga Covid 19. 
 
Ai pasi ka mbërritur në shtëpinë e tij ka pirë qetësues , por nuk u zgjua më e familja u detyrua të thërasë mjekët të cilët e ritransferuar në spital, por nuk mundën t’i ndihmonin të mbetej në jetë. Nga ministria e shëndetësisë konfirmojnë se ikja e pacientit nga spitali menjëherë është lajmëruar në polici, e pas disa orësh vetë familja është lajmëruar në spital, por pacienti ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë me hypotension dhe  parametra jetësorë të pa matshëm, shkumëzim në gojë dhe cianozë të theksuar. Pasdite, ai vdiq pas një dështimi të  rëndë të rrugëve të frymëmarrjes  dhe arrestit kardiak. Ende nuk dihet se cfarë qetësuesish piu 35 vjecari. Deri më tani, në Manastir nga Covid-19 kanë vdekur 65 pacientë, 43 prej të cilëve vetëm këtë muaj.