Botë
Amerika Qendrore, shkon në 23 numri i viktima nga uragani ‘Lota’
19.11.2020 13:57
Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën nga uragani "Lota" që goditi në Amerikën Qendrore...

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën nga uragani "Lota" që goditi në Amerikën Qendrore me eraëra me shpejtësi 260 km në orë.
Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë. Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan.
Ekspertët besojnë se kriza e klimës ka kontribuar në thyerjen rekordit të stuhive të fuqishme. “Lota" është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932. Dy nga ata uragane të mëdhenj, LOTA dhe ETA, kanë goditur në dy javët e fundit, ETA mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.
