Maqedoni

Masa shtesë antikovid, Bytyqi: Nuk ka ende nevojë për orë policore

19.11.2020 14:16

Qeveria qëndron në qëndrimin që të mos vendos orë policore...

Qeveria qëndron në qëndrimin që të mos vendos orë policore, edhe pse numri i të infektuarve nga COVID-19 po rritet. Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2021 tha se masat aktuale po japin rezultate.
 
"Sa i përket pasojave ekonomike, ato janë të lidhura, sa më shumë e shkurtoni orarin e subjekteve ekonomike, aq më të mëdha janë humbjet.", tha Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministër për Çështje Ekonomike.
 
Buxheti 2021, Bytyqi: Fokusi te qytetarët, ekonomia dhe reformat
 
Reth 50 milion euro janë ndarë në buxhetin e viti të ardhshëm për masat e mundshme antikovid e për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve për përballje me pandeminë tha Bytyqi gjatë prezentimit të tre qëllimeve kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm.
 
"E para, të sigurojë mbështetje dhe avansim të mëtejshëm të sektorit shëndetësor i cili mbetet një nga prioritet kryesore, kryesisht për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë. Së dyti, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, përkatësisht për të ndihmuar të gjitha ato ndërmarje mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha të cilët si pasojë e pandemisë do kenë nevojë për ndihmë për tu mëkëmbër por edhe për të stimuluar kompanitë që punojnë me sukses. Dhe tre, të ruajm dhe avansojmë funksionet themelore të shtetit dhe për të mundësuar zbatimin efikas të reformave të nevojshme për integrimin Euro-Atlantik me një fokus të veçantë në reformat gjyqësor.", tha Bytyqi.
 
Buxheti I vitit të ardhshëm peshon  rreth 4 miliard euro. Vetëm për aktivitet ekonomike në vitin 2021 janë planifikuar 1.14 miliardë euro. Deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2021, nuk do të mendohet për rritje të pagës minimale.
 
SEDAT SELIMI