Maqedoni
“Zhvatja 2”, Jovanovski këkron largimin e gjykatëses
19.11.2020 14:31
Pas më shumë se dy muajsh, Bojan Jovanovski- u paraqit në Gjykatën Themelore Penale...

Pas më shumë se dy muajsh, Bojan Jovanovski- u paraqit në Gjykatën Themelore Penale në gjykimin për rastin “Zhvatja 2”, lidhur me financimin e paligjshëm të OJQ-së Aleanca Ndërkombëtare. Edhe kjo seancë kaloi me tone të ngritura pasi Boki 13 kërkoi largimin e gjyqtares Sofce Gavrilova Efremova, madje e akuzoi atë se vepron sipas udhëzimeve politike, se është e njëanshme, se e ka diskriminuar dhe etiketuar, madje e shikon edhe si përgjegjëse kryesore për përkeqësimin e shëndetit të tij.
Gjykatësja i kërkoi më shumë herë të qartësonte arsyet e kërkesës për largimin e saj, por meqë tonet u acaruan, ajo kërkoi që kërkesa të bëhet me shkrim e më pas kërkesa do t'i përcillet Kryetarit të Gjykatës. Gjykatësja kërkoi edhe doumentacionin mjekësor mjekësor për gjendjen shëndetësore të Bojan Jovanovskit I cili edhe në këtë seancë u ankua për probleme shëndetësore dhe tha se muajin e ardhsëm duhet të marë terapitë I shtrirë e nuk do jetë në gjendje të ndjekë paraqitjen e provave. Seanca vazhdoi me paraqitjen e provave materiale, të propozuara nga Prokuroria.
“Zhvatja 2”, Remenski: Është konstrukcion tendencioz
Një nga të pandehurat në këtë rast është edhe ish ish-deputetja Frosina Remenski. Ajo paralajmëroi ngritjen e dy ankesave.
“Flas për hyrjen joligjore në shtëpinë time që lidhet edhe me dhëneine jashtëligjshme të urdhërit nga prokuroria, për kryerjen enjë kontrolli të tillë. Ëhstë interesante që tani Prokurria ka tërhequr të gjitha ato që I mori si “prova”. Kjo është një dëshmi shtesë se hyrja tendencioze e joligjore në shtëpinë time është pjesë e një kontruksioni policor prokurorial gjatë gjithë periudhës së hetimit.”, tha Frosina Remenski, e dyshuar.
Përveç tyre, në gjykimin ndaj “Aleancës Ndërkombëtare”, akuzohen edhe, Jasna Mandic Ercegovi, ndihmësja e tij Hristina Blazevska dhe babai i tij Mile Jovanovski, i cili sot u soll nga burgu ku po vuan dënimin për një krim tjetër. Gjykimi në rastin Zhvatja 2, u shty për më 25 nëntor.
SEDAT SELIMI
