Maqedoni

VMRO-DPMNE: Pacientja lutej për oksigjen, drejtori në tv

19.11.2020 14:48

VMRO-DPMNE sot doli me detaje të reja nga rasti i pacientes 41 vjeçare...

VMRO-DPMNE sot doli me  detaje të reja nga rasti i pacientes 41 vjeçare dhe akuzon se teksa pacientja lutej për oksigjen, drejtori i spitalit, edhe pse thotë se ishte në punë, në atë njejtin orar ishte i ftuar në një televizion local. Opoziat akuzon se drejtori i spitalit në Shtip po përpiqet të mbulojë rastin me vdekjen e pacientes që lutej për oksigjenin që nuk iu dha kurrë. Kërkojnë dorëheqjen e  drejtorit të  spitalit Alen Georgiev dhe ministrit të  Shëndetësisë Venko Filipçe.
 
"Drejtori i spitalit në Shtip dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Filipçes, Alen Georgiev nuk pranon të thotë të vërtetën dhe dëshpërimisht përpiqet të na bindë se më 14 nëntor 2020 ai ishte në punë pasdite, megjithatë provat dhe deklaratat e punonjësve thonë të kundërtën. Gjegjësisht, nga statusi i vajzës nga Berova, mësojmë se data e vdekjes së nënës së saj ka ndryshuar, gjë që sugjeron një fshehje kriminale të detyrës së drejtorit. Ai i përdori orët e tij të punës për të dalë në një emision televiziv. Sipas parimit ”Kadiu të padit, kadiu të gjykon”, Filipçe caktoi Drejtorin Georgiev për të hetuar vdekjen për shkak të mungesës së oksigjenit, edhe pse sipas dëshmive të shumë njerëzve, ai atë ditë ishte në detyrë në departamentin infektiv si mjek, dhe nuk ndëmori asgjë.", tha Ivan Jordanov, deputet i VMRO-DPMNE-së.