Maqedoni

LSDM: Situata është serioze, respektoni masat

19.11.2020 14:55

LSDM apelon për respektim të rreptë të masave mrbojtëse antikovid, e akuzon VMRO-në..

LSDM apelon për respektim të rreptë të masave mrbojtëse antikovid, e akuzon VMRO-në opozitare, se me delarimet e tyre po fusin në huti qytetarët duke I detyruar të mos respektojnë masat e duke ua rrezikuar seriozisht shëndetin
 
“Situata me virusin korona është serioze. Vala e vjeshtës, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet europiane, ka çuar në rritje të numrit të pacientëve dhe të shtruar në spital. Tani është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të respektojë vazhdimisht masat mbrojtëse për të ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin publik. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos u  kushtojnë vëmendje të pavërtetave të thëna nga VMRO-DPMNE sepse ato janë të rrezikshme për shëndetin. Nuk është e vërtetë ajo që Velo Markoski pretendon, se virusi është i padëmshëm, se maskat dhe pajisjet mbrojtëse nuk duhet të mbahen. Përkundrazi, duhet të mbajmë maskë, të mbajmë distancë, të respektojmë masat, bëhet fjalë për shëndetin tonë.", tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.