Maqedoni

Presidenti Pendarovski propozon “gjendje krize”

19.11.2020 15:13

Për shkak të gjendjes së shkaktuar me pandeminë Covid19, presidenti Stevo Pendarovski...

Për shkak të gjendjes së shkaktuar me pandeminë Covid19, presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë propozoi që të shpallet gjendje krizë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Një kërkesë e tillë sipas presidentit Pendarovski vjen për shkak se gjendja me virusin korona është vështirësuar nëjo vetëm në vend por edhe rajon dhe në botë dhe vetëm me një qasje më serioze mund t’i kundërvihemi kësaj situate. Pendarovski sqaroi se gjendja e krizës nuk ka aspak lidhje me orën policore apo me masën e karantinës dhe se për ato masakompetente është Komisioni për Sëmudje Infektive.
 
“Një bashkëpunim më i madh mes policisë dhe ushtrisë në gjithë territorin e vendit do të mundësohet pas shpalljes së gjendjes së krizës. Edhe pse për momentin ushtria jep mbështetje për policinë dhe për institucionet shëndetsore por në vëllim të limituar. Por pasi të shpallet gjendje krize, atëherë ligji për mbrojtje jep shumë mundësi më të zgjeruara për mbështetje të insitucioneve kompetente, para se gjithash shëndetsore nga ana e ushtrisë. Dallimi i dytë i rëndësishëm është në  mundësinë ligjore që qeveria të menaxhojë me resurset e organeve të drejtorive shtetërore, të ndërmarrjeve publike, të komunave dhe qytetit të Shkupit, por edhe të shoqërive tregtare, në këtë rast objektet private shëndetsore.”, tha presidenti Stevo Pendasrovski. 
 
Gjendja e krizës, Zaev: Vendimi më së voni deri të premten
 
Nga ekzekutivi zotohen se do të mundësojnë shpallje të gjendjes së krizës në afat sa më të shpejtë. 
 
“Më së voni nesër në mbrëmje do të mbajmë senacën e qeverisë. Nëse janë përgaditur të gjitha institucionet në pjesën e aspektit formalo-juridike për nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës, ne jemi të përgaditur sonte atë ta bëjmë, por më së voni nesër në mbrëmje jam i bindur se do të arrijmë të shpallim 30 ditë gjendje krize.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Filipçe: Edhe spitalet private tërësisht në dispozicion 
 
“Në dispozicion do të jenë të gjitha kapacitetet e spitaleve private si dhe kuadri i tyre. Duke marrë parasysh atë se kjo për herë të parë po na ndodh tani sot për një kohë të shkurtë do të bëjmë një vlerësim me gjithçka me çka disponojnë dhe bashkarisht me kapacitetet tona shtetërore do të bëjmë plan për punë.”, tha ministri i shëndetsisë Venko Filipçe.
 
Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut shpallet gjendje krize në gjithë territorin. Gjendje e këtillë është shpallur vetëm në rajone të caktuara, siç ka qenë në jug dhe veri të vendit, gjatë krizës me migrantët.
 
ERSAN PAJAZITI