Shënim francezo-gjerman i 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore
11.11.2014 10:09
Me rastin e njëqind vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadat e Republikës së Francës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, sot së bashku do ta shënojnë 11 Nëntorit, datën në të cilën, në vitin 1918 është nënshkruar armëpushim dhe i është dhënë fund armiqësisë.....

Ceremoni të përbashkëta do të mbahen në varrezat ushtarake franceze në Manastir, ku fjalim do të mbajë ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Alt'hauzer, ndërsa në varrezat ushtarake në Prilep do të flasë ambasadorja e Francës, Lorens Oer.
Qëllimi i komemoracionit të përbashkët është që simbolikisht të tregohet pajtimi dhe miqësia francezo-gjermane.
