Maqedoni

Veto bullgare, Pendarovski: Kërkesa që s’janë në marrëveshje

19.11.2020 16:04

Krerët e shtetit nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare. Kërkesat e Sofjes..

Krerët e shtetit nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare. Kërkesat e Sofjes zyrtare nuk janë të parapara në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ndërsa pala maqedonase nuk ka nënshkruar asgjë jashtë kësaj marrëveshje që të mbajë përgjegjësi, tha presidenti Stevo Pendarovski. Sqaroi se Marrëveshja si e tillë u ratifikua në Kuvendin republikan edhe më përkrahjen e opozitës.
 
“Kërkesat bullgare, sa u takon ca bisedimeve për përkatësinë tonë etnike apo gjuhën maqedonase, as që janë pjesë e Marrëveshjes e jo më të kenë ndonjë bazë juridke mbi të cilat, ne, detyrohemi që të debatojmë. Bllokimi bullgar bazohet në kërkesa që nuk janë përmendur, e jo më dakorduar, në Marrëveshjen. Krahas kësaj, Marrëveshja si e tillë është votuar edhe nga opozita, në vitin 2017.”,  tha presidenti Stevo Pendasrovski.
 
Zaev: Është padrejtësi, të gjejmë zgjidhje europiane
 
Vetoja bullgare nuk duhet marrë për shkas që të krijojmë armiq, tha kryeministri Zaev. Edhe pse e konsideron si padrejtësi nga fqiu lindor, thotë se do të angazhohet për zgjidhje evropiane. Theksoi se gjuhën e urejtjes, në të cilën thirret Bullgaria, mund ta sanksionojë vetëm në instutucione.   
 
“Sado që të jetë e dhimbshme kjo që e përjetojmë si padrejtësi ndaj nesh, sërish duhet të gjejmë zgjidhje evropiane, përmes dialogut, gjetjeve të reja, dhe duke kuptuar njëri tjetrin për pozitat tona. Ne, për pozitën bullgare, ato për pozitën tonë maqedonase, që të mund të gjejmë zgjidhje. Vetëm kështu mund t’ia dalim. E patë që dje, menjëherë morrëm masa për shkarkimin e kryetarit e Këshillit mbikqyrës të institucionit publik, MIA. Marrin masa atje ku kemi kompetencë. Në demokraci, qytetarërt vetëm mund t’i lusim.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Zaev hodhi poshtë kërkesën e opozitës për takim liderësh, për të ndërtuar konzensus kombëtar për këtë çështje. Theksoi se bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes bëhen në kuadër të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe tejkalimi i dallimeve kërkohet brenda kësaj kornize. Konsideron se pozicionimi i opozitës nuk është në favor të tejkalimit të dallimeve dhe pala bullgare mund ta merr si motiv për zënka të reja, gjë që nuk është në favor të vendit dhe integrimit në BE.   
 
SHPËTIM NUREDINI