Debati rreth të pagjeturve, tensione e përplasje mes deputetëve
Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të pagjeturit....

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të pagjeturit, është ndërprerë pasi që ka pasur përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.
Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi se ka thënë të pavërteta, e pafytyrësisht gënjeu nga foltorja.
Ajo nuk mundi ta vazhdojë fjalimin e saj meqë nuk kishte më shumë minuta në dispozicion, por duket se përplasja e saj dhe Gashit vazhdoi nga ulëset e tyre në Kuvend.Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka akuzuar LVV-në se duke e politizuar çështjen e ndjeshme të të pagjeturve po e shfrytëzon atë për interesa politike.
Përplasjet kanë vazhduar edhe mes deputetëve të tjerë për të kulmuar me zënkën mes deputetit të PDK-së, Uran Ismalilit dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt.
Sipas Ismailit, kryeministri Hoti s’ka ka guxim të flasë për të pagjeturit dhe se nuk e di çfarë do të ndodhë me këtë çështje.Ndërsa Selmanaj i është kundërpërgjigjur duke thënë që për dallim nga PDK-ja, që sipas tij, për 10 vjet nuk ka arritur rezultate për këtë temë, nuk mund të pritet nga LDK-ja që për 5 muaj ta zgjidhë këtë çështje.
