Strugë, inagurohet konsullata e përgjithshme e Kosovës

19.11.2020 17:44

Në vigjilje të festave të nëntorit....

Në vigjilje të festave të nëntorit, të përvjetorit të kongresit historic të Manastirit dhe të ditës së Flamurit,  28 nëntorit ,  në Strugë u inaugurua konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Kosovës, Gjergj Deda dhe zëvëndës ministër i punëve të jashtme të Kosovës Xhelal Shaqiri ,thanë se ky hapja e konsullatës është një hap shumë i madh për shtetin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kosova po rrit shtatin, po ec drejt sfidave të reja, drejt integrimit eurioatlantik, po hap ambasada nëpër botë, misione diplomatike, konsullata, që ta formojë kosovën shteti para miqve tanë. Kur u bëra ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kisha dy qëllime, i pari, renovimi i ambasadës së Kosovës, objektivi i dytë ishte që në njërin nga qytetet e Maqedonisë Jugperëndimore, në kët vend të bukur, ta hapim një konsullatë të përgjithshme në mënyrë që disa komuna mos ndjehen të harruara nga shërbimet që i ofron konsullata këtu në Strugë.” – tha Ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

“Konsullata e përgjithshme në Strugë do të shërbejë si urë lidhëse për avancimin e mëtejm të raporteve të ndërsjellta, të ndërveprimeve ekonomike dhe kulturore, por edhe përfaqësimit e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve kosovarë në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut” – u shpreh Zv.ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Xhelal Shaqiri.

Në konsullatën e përgjithshme në Strugë, konsulli i përgjithshëm do të jetë Agim Krasniqi

“Misionet e ambasadave dhe konsullatave kanë rol të veçantë në mbarvatjen, zgjerimin bilateral në marrëdhëniet diplomatike, politike, ekonomike dhe kulturore. Hapja përfaqësive tona e ambasadës dhe konsullatës së prgjithshme të Kosovës në RMV është dëshmi për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e lartë në mes dy shteteve.” – u shpreh Konsulli i përgjithshëm, Agon Krasniqi.

Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Strugë tashmë është në shërbim të qytetarëve të Strugës dhe  Ohrit, Prilepit, Kërçovës, Resnjës, Krushevës dhe Dibrës, si dhe shtetasve të huaj të cilët duan të vizitojnë Kosovën. (Ilmije Zhaku, TVM2)