“Covid 19”, 26 të vdekur, 1198 pozitiv dhe 621 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3081 testime të bëra ka regjistruar 1198 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 26 persona, ndërsa janë shëruar 621 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 572 raste, i pasuar nga Manastiri me 92 raste, Prilepi me 53, Shtipi me 49, Velesi dhe Ohri me 42, Struga me 34, Tetova me 25 dhe qytetet e tjera me shifra më të ulta të të infektuarve.
Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 26 persona, prej të cilëve 7 nga Shkupi në moshë prej 59,61 ,67,72, 83, 88 vjeç, një nga Kumanova 80 vjeçar, një nga Shtipi 67 vjeçar, dy nga Prilepi në moshë prej 60 dhe 73 vjeç, dy nga Tetova në moshë prej 56,71 vjeç, dy nga Struga 37 dhe 68 vjeç, dy nga Velesi 55 dhe 76 vjeç, katër pacientë nga Manastiri në moshë prej 35, 55,73, 82 vjeç, tre nga Ohri 35, 46 dhe 67 vjeç dhe një pacient nga Gostivari 53 vjeç.
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 51213, prej tyre janë shëruar 30204, kanë humbur jetën 1423, derisa numri i rasteve aktive shënon 19586. (Flutura Latifi, TVM2)
