Sistemi arsimor, Carovska: Stabil, nuk preket nga gjendja e krizës
Procesi edukativo arsimor në vend...

Procesi edukativo arsimor në vend po vijon online dhe me prani fizike dhe për momentin është stabil. Kështu deklaroi numri 1 i dikasterit të Arsimit Mila Carovska, e cila shtoi se pavarësisht se a do të shpallet gjendja e krizës, sistemi arsimor nuk preket nga gjendja e krizës.
“Sistemi arsimor për momentin është stabil dhe në kontinuitet zhvillohet mësimi onlajn por edhe me prani fizike duke i respektuar protokollet shëndetësore që u miratun në fillim të vitit. A do t shpallet gjendja e krizës të gjithë do ta dimë pasiqë të shpallet dhe atëherë mund të diskutojmë për këto çështje. Por sistemi arsimor gjatë shpalljes së gjendjes së krizës nuk preket sipas ligjit” – u shpreh Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
