Kosovë, 14 viktima dhe 807 raste të reja me “Covid-19”
19.11.2020 19:04
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit....

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja infektimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka kryer 1,816 testime brenda 24 orëve.
Më së shumti raste të infektimit ka në Komunën e Prishtinës, gjithsej, 349 sosh.
Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, e deri tash 32,022 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa kanë vdekur 874 njerëz.
Shqipëri, 11 viktima 786 raste të reja me “Covid-19”
Në Shqipëri në 24 orët e fundit, nga 2592 testimet e kryera 11 pacientë me covid kanë humbur jetën ndërsa janë shënuar 786 raste të reja.
