Botë
Gjendet e vdekur në plazh aktorja e njohur kubaneze
20.11.2020 11:02
Aktorja Broselianda Hernandez, e cila ka punuar për më shumë se dy dekada në televizion....

Aktorja Broselianda Hernandez, e cila ka punuar për më shumë se dy dekada në televizion, teatër dhe filma në Kubë, është gjetur e vdekur përgjatë vijës bregdetare të Miami Beach, thanë autoritetet.
Ajo ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare. Zyra e ekzaminuesit mjekësor ndërkohë nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes.
