Maqedoni
Qeveria e RMV-së, sot hyn në fuqi vendimi për gjendje krize
20.11.2020 09:16
Qeveria e RMV-së, sot hyn në fuqi vendimi për gjendje krize

Me propozim të Këshillit të Sigurimit, Qeveria pritet sot të deklarojë gjendje krize në territorin e vendit për 30 ditë për shkak të situatës të rëndë me KOVID-19.
Kjo do të mundësojë menaxhim më të mirë të të gjitha kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, përveç atyre publike, do të ketë spitale private që do të menaxhohen nga shteti, ndërsa në përballjen e epidemisë do të ndihmojë edhe Armata.Në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, Qeveria miratoi vlerësimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të Vlerësimit, duke emëruar Stojançe Angellov, ushtrues të detyrës së drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, si anëtarë i këtij grupi, si dhe emërimin e Bekim Maksutit, ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në njoftimin e qeverise thuhet se me vendimet mundësohet të fillojë procedura për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, sipas mendimit të Grupit të vlerësimit, pasuar nga një propozim i Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhimin në sistemin e menaxhimit të krizave te Qeverisë, pas së cilës ajo do të marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës”. Situata e krizës nuk do të thotë lëvizje e kufizuar ose orë policore, por rekomandimet do të vazhdojnë të zbatohen për të mos dalë pa nevojë pas orës 21 dhe për të mos pasur grupime, për të respektuar të gjitha masat, veçanërisht masat e mbrojtjes personale.Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut shpallet gjendje krize në gjithë territorin. Gjendje e këtillë është shpallur vetëm në rajone të caktuara, siç ka qenë në jug dhe veri të vendit, gjatë krizës me migrantët.
