Maqedoni

Aktivitete me rastin e ditës së Alfabetit 48 vjet nga fillimi i kongresit të drejtshkrimit

20.11.2020 12:06

Kanë filluar aktivitetet për të shënuar 48 vjetorin e ditës se Alfabetit të Gjuhës Shqipe...

Kanë filluar aktivitetet për të shënuar 48 vjetorin e ditës se Alfabetit të Gjuhës Shqipe. 48 vite më parë, hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. 
 
Në Kongres ku të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.
 
Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.
 
Për ta shënuar këtë ditë një delegacion I qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga zv/kryeministri I parë I qeverisë Artan grubi, do të vizitojnë në qytetin e MAnastirit muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.