Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në një aksident në Pakistan

11.11.2014 10:16

Pesëdhjetë e gjashtë njerëz kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi udhëtarësh me një kamion, në jug të Pakistanit..........

Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në qarkun Kairpur, në provincën Sind.

Po sipas policisë, në kohën e aksidentit ka pasur shumë mjegull.

Autobusi raportohet se ka transportuar rreth 70 njerëz.

Sipas autoriteteve spitalore, në mesin e viktimave janë 14 gra dhe tetë fëmijë.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut.