Maqedoni
RMV, shënohet dita botërore e fëmijëve
20.11.2020 14:42
Të rinjë e morën qeverinë nga të rrirturit, në kuadër të shënimit të ditës botërore të fëmijëve...

Të rinjë e morën qeverinë nga të rrirturit, në kuadër të shënimit të ditës botërore të fëmijëve me rastin e 31 vjetorit të miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve, në Kombet e Bashkuara. Me këtë rast ata diskutuan në temën „Për fëmijët-nga fëmijët-ardhmëria e arsimit pas kovid krizës“.
"Deri sa flas para jushë 40 mijë nxënës janë të përjashtuar nga procesi arsimorë dhe ta ndjekin mësimin nëpërmjet televizorëve të tyre. Këtyre 40 mijë nxënësve u është shkelur e drejta e garantuar me kushtetutë për arsim për të gjith në kushte të njejta. Kjo e drejtë u është shkelur pasi nuk kanë mjete për të siguruar kushte teknike për mësimin online.", tha Kudret Ferizi nga Gjimnazi “Ismet Jashari”-Likovë.
"Arsimi paraqet process I cili duhet të na përgadit për jetë. Por mangësitë I detyrojnë të rinjët të mendojnë për megrim në shtete tjera në kërkim të arsimimit dhe jetës më të mirë. Arimi kualitativ është parakusht I një shoqërie të zhvilluar por ajo sikur të mungojë për shkak të mungesës së metodologjive bashkëkohore dhe mjete për realizimin e sajë.", tha Kristian Popovski nga Gjimanzi “Nikolla Karev”-Shkup.
Konventa për të drejtat e fëmijëve është dokumneti më i ratifikuar nga anae shteteve në krahasim me çfardo dokumenti tjetër të OKB-së deklaroi me këtë rast kryemisnitri Zoran Zaev.
"Maqedonia e veriut ashtu si edhe të gjitha vendet tjera anë tare të Kombeve të Bashkuara me pranimin e konventës për të drejtat e fëmijëve u obligua ti respektojë katër parimet themelore, mos diskriminim, respektim I interesave më të mira të fëmijës, e drejta e mibijetesës, jetës dhe shëndetit dhe të drejtën e pjesmarrjes. Këto janë kushtet themelore për realizimin e të gjitha të drejtae tjera të fëmijëve.", tha Zoran Zaev, Kryemisnitër I RMV-së.
Përfaqësuesja e Unicef Patricia di Xhovani tha se të rinjët kanë vizionin e tyre për një ardhmëri më të mirë pas pandemisë.
"Tër vitin po jetojmë në një kohë të pa parë, një moment historik që asnjë gjeneratë nuk e ka jetuar, port ë rinjët këtë po e përjetojnë në mënyrë të veçantë. Pandemia ka zbuluar shum zbraztira në sistem. Ti dëgjojmë të rinjët dhe fëmijët ta paramendojnë botën, sit ë përmirësohet sistemi artsimor. Nuk bëhet fjalë për atë se sit ë kthehemi në kohën para pandemisë, ajo nuk ishte mjaftueshëm mirë. Të mendojmë sit ë kthehemi në një version më të mirë të shoqërisë, në sistem me më pak varfëri dhe pabarazi.", tha Patricia di Xhovani nga UNICEF.
Euroambasadori Girt ha se të rinjët gjatë arsimimit të tyre duhet të përgaditen për tregune punës.
"Nëse duam shoqëri të përparuar arsimimi duhet të përgadis të rinjët të jenë të përgaditur për tregun e punës, të investojnë në zhvillimin e tyre.", tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së.
Takimin e qeverisë me të rinjët e organizoi UNICEF, në kuadër të shënimit të 31 vjetorit të miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve, në Kombet e Bashkuara.
GYLTENE SINANI
